Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Meta takon ambasadorin e ri të Spanjës: Partner shumë i rëndësishëm europian...

Meta takon ambasadorin e ri të Spanjës: Partner shumë i rëndësishëm europian e mesdhetar

0
15

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.

Ai thekson se Spanja është një partner shumë i rëndësishëm europian dhe mesdhetar.

Në takimin me Alonson ai tha se vlerëson pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona dhe se duhet të ketë një prani më të madhe ekonomike të Spanjës.

“Pata kënaqësinë të pranoja sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe theksova se ne e konsiderojmë Spanjën një partner shumë të rëndësishëm europian dhe mesdhetar. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke vlerësuar pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon. Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën”, shkruan Meta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu