Meta: Përshëndes përkushtimin e Scholz, për të rifilluar Procesin e Berlinit

0
Meta: Përshëndes përkushtimin e Scholz, për të rifilluar Procesin e Berlinit
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti sot përkushtimin e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të shprehur sot edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të rifilluar Procesin e Berlinit me një dinamikë të re.

“Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera europiane”, u shpreh Meta në një reagim, teksa ka publikuar edhe një video nga konferenca e përbashkët për shtyp e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në video Kurti shprehet se, “ne mbështesim plotësisht Procesin e Berlinit dhe e mirëpritëm përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim Tregun e Përbashkët Rajonal i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të BE-së, është gjithëpërfshirës,i ka katër liritë prandaj edhe nuk i mbështesim iniciativa të tjera paralele”.

“Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit përfundimtarë, saktësisht siç e tha edhe kancelari Scholz. Të gjitha iniciativat rajonale ne i pranojmë, i mirëpresim dhe i konsiderojmë të dobishme, atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë dhe gjithashtu pjesëmarrës aktiv. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që dëshirojnë të hapin Ballkanin ndaj fuqive nga Lindja apo Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe i konsiderojmë të panevojshme”, thekson Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu