Meta: Ndryshimi i betimit për gjyqtarët dhe prokurorët i pabesë, Venecia kundër

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta në komunikimin e tij javor fillimisht është ndaluar te nisma e fundit e Kuvendit, që dje miratoi ligjin e ndryshuar për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që në thelb, heq kompetencat e Presidentit për emërimin e tyre duke ia kaluar këtë detyrë Kuvendit.

Presidenti Meta e ka cilësuar këtë nismë si antiligjore dhe që shkel 2 kushtet për Integrimin të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Bundestagu gjerman për Shqipërinë.  

‘Venecia konfirmoi se betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të bëhet vetëm para Presidentit, dhe nisma për të ndryshuar formatin e betimit nga Kuvendi ishte për të uzurpuar kopetencat e kreut të Shtetit.

Por në njëjtën ditë Kuvendi ndërmori edhe një akt tjetër antiligjor.

Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndryshuar.

RonaTyra

Përmes këtij ligji, në mënyrë të pabesë, u shkeleën nga ligjet e miratuara për Reformën në Drejtësë dhe çfarë ka rekomanduar Bashkimi Evropian.

Përmns këtij ligji, Kuvendi i hoqi Presidentit të drejtën për të emëruar gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndërkohë që po përmes këtij ndryshimi rrezikohet të shkelet edhe integriteti i Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që si ngritja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, janë dy nga kushtet e integrimit.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu