Meta mesazh të qartë Ramës: Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës, e dimë si përfundoi

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama duke kujtuar Haxhi Qamilin. 

Në një video të postuar në Facebook, ku flet vetë Meta ai thotë “Mos më bëni mua përgjegjës, për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre”.

Më pas Meta i tregon fundin e Haxhi Qamilit pas përpjekjeve të tij për revolucion kundër Europës.

“Mos më bëni mua përgjegjës, për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës dhe perspektivës europiane të Shqipërisë. Pse? Se mendoi se ishte diçka e mirë dhe lehtësisht e realizueshme. Pastaj se si përfundoi Haxhiu, e dimë të gjithë apo jo?” thotë Meta në videon që ka postuar vetë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu