Meta ‘godet’ me mesazhe, nga Haxhi Qamili te Skënderbeu!

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka zgjedhur që të flasë me mesazhe indirekte duke përdorur rrjetet sociale.

Kreu i shtetit ka postuar një video, të shkëputur nga një prej konferencave të tij me gazetarët, ku ai përmend historinë e Haxhi Qamilit, liderit të kryengritjes së viteve 1914-15 që kërkonte në atë kohë që Shqipëria sapo ishte shpallur e pavarur të rikthehej nën Perandorinë Osmane. Meta nuk thotë me kë e krahason, por aludimi është haptazi për kryeministrin Edi Rama, të cilin në kohën që është dhënë kjo deklaratë Presidenti e akuzonte se po punonte kundër perspektivës europiane të Shqipërisë.
“Mos më bëni mua përgjegjës që nuk kontrollojë dot dozat e optimizmit të tyre!Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës dhe perspektivës europiane të Shqipërisë! Se mendoi që ishte diçka e mire dhe lehtësisht e realizueshme. Por si përfundoi e dimë të gjithë!,”-thotë Meta.

Pak orë para postimit të videos Presidenti kishte nisur një tjetër mesazh sërish të koduar, të shoqëruar me fotografinë e tij nga një aktivitet me përmendoren e Skënderbeut në sfond, ku shkruante: ‘Shqipëria ka diell për të gjithë! Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë! Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet! Koha është tani!’.
Qartazi të dy mesazhet e Ilir Metës kanë të bëjnë me debatin për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, ku opozita e bashkuar e cila mbështet edhe nga Presidenti, akuzon kryeministrin Rama se me veprimet e tij po pengon kryerjen e reformës zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin në BE

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu