Presidenti i Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.
Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë dhe përgëzoi Tbilisin për kontributin thelbësor në operacionet dhe misionet e Aleancës.
Meta: Marrёdhёniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”.
Meta shtoi se interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.
Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё.
Të dy presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.