Messi ka refuzuar rinovimin me Barcelonën

0
Gjigandi

Mediet spanjolle sot kanë ardhur me një lajm “bombë”.

Sipas radios spanjolle “Cadena Ser”, Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero.

Është kjo dëshira e yllit argjentinas, i cili kur të ketë mbushur 34 vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më motiv.

Sipas programit “El Larguero” në “Cadena Ser”, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6 herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro, raporton “Supersport”.

Për momentin Manchester City i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu