Messi arrin në shifrën e 700 golave

0
Gjigandi

Superylli Lionel Messi ka arritur në shifrën e 700 golave në karrierën profesionale. Arritjen e shifrës jubilare e ka bërë të ditur Barcelona, pasi Messi shënoi në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Argjentinasi Messi ka realizuar 630 gola për Barcelonën, ndërsa 70 gola i ka për Argjentinën.

Ndaj Atletico Madridit, Messi shënoi nga penalltia në minutën e 50-të. Ai realizoi mjeshtërisht me goditje “panenka”. 630 golat për Barcelonën i ka shënuar në 724 ndeshje. Për Argjentinën ka luajtur 138 herë. Te Barcelona e Argjentina është i pakonkurrencë sa i takon golave të shënuar. Lista e rekordeve të Messit është shumë e gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu