Mesa duket Top Channel po i vjen fundi mbyllet programi “E Diell”

0
1517

Sezoni i ri televiziv në Top-Channel pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në programacione, autorë dhe prezantues.
Shumë prej emisioneve do të hiqen nga transmetimi dhe të tjerë pritet të marrin jetë. Thuhet se e gjithë kjo valë ndryshimesh, do të prekë edhe emisionin e “E diell”, shkruan revista Bordo. Madje, zërat shkojnë deri aty sa thonë që nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm televiziv, për shkak se një emision tjetër do t’i zërë vendin.“E diell”, e cila transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top-Channel, është një nga emisionet që ka pasur shumë luhatje që nga autorët dhe prezantuesët, të cilët janë ndryshuar vit pas viti. Ai asnjëherë nuk arriti të sfidonte programin “E diela Shqiptare”, të autorit Ardit Gjebrea në televizionin Klan, që vijon të jetë lider i audiencës së të dielës në vend. Bashkë me mbylljen e “E diell”, thuhet edhe se prezantuesja Luana Vjollca nuk do të jetë më në sezonin e ardhshëm televiziv, ndërkohë që ajo prezanton disa rubrika gjatë emisionit. Pavarësisht zërave për mbylljen e emisionit, mbetet të presim nisjen e sezonit të ri televiziv, për të parë se çfarë do të ndodh me “E diell”./Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here