“Merre Ademin te shpija”, Shoqata reagon ndaj fyerjeve të Batatinës ndaj gazetarit

0
Gjigandi

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, reagon ndaj opinionit ofendues të trajnerit të Klubit Futbollistik Llapi, Tahir Batatina, drejtuar gazetarëve Emanuel Syla dhe Maki Bajramit, në emisionin Sports Show të datës 19 korrik 2020.

Si bord i SHGSK-së, konsiderojmë se ofendimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë, ku preket identiteti dhe të drejtat e tyre.

“Andaj, kërkojmë nga trajneri në fjalë por edhe të gjithë komuniteti sportiv që të përmbahen nga gjuha ofenduese. Gazetarët janë ata të cilët edhe në kushte të rënda pandemie, po mundohen ta kryejnë punën e tyre profesionale. Ne nuk mbajmë anën e askujt në relacionet e interesit, as të klubeve e as të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë rast”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë.

Sikurse klubet, poashtu edhe gazetarët duhet të kenë të drejtat të kryejnë punën e tyre, duke iu përmbajtur gjithnjë kodit etik dhe profesional gazetaresk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu