Merr fund ‘lufta’ mes Einxhelit dhe Donaldit? Puthja e moderatores ‘zbut’ zemrën e aktorit

0
Gjigandi

Teksa na ndajnë gati tre javë nga finalja e madhe e ‘Big Brother Vip’, situata është nxehur edhe më shumë mes banorëve. Një ndër dyshet që nuk e durojnë njëri tjetrin janë Einxhel dhe Donald.

Moderatorja i ka shpallur “luftë” aktorit që nga momenti kur ky i fundit nuk shpëtoi Dagzin nga eliminimi. Dyshja kanë diskutuar e janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Einxhel është dënuar të puthë banorin që ka më shumë inat brenda shtëpisë dhe moderatorja nuk ka hezituar të zgjedhë Donaldin.

Ajo i është afruar duke i dhënë një të puthur në faqe. “Faleminderit! Më shijoi shumë”, i është përgjigjur aktori.

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu