Mënyra bizare në të cilën i ndëshkon Ligji i Sheriatit personat që luajnë bixhoz

0
Gjigandi

Dy persona, nën akuzën se kanë luajtur bixhoz, janë rrahur me kamzhik në publik në kryeqytetin e Indonezisë, Aceh, ndëshkim ky që rrjedh nga Ligjet e Sheriatit.

Ligji i Sheriatit në këtë zonë, krah kësaj, i ndëshkon personat që konsumojnë alkool, homoseksualët dhe ata që kryejnë marrëdhënie seksuale para martesës.

Në fotografitë e realizuara përgjatë aktit të ndëshkimit, të siguruara nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, personat në publik mund të shihen të veshur me të bardha, duke u goditur me një shufër të hollë të bërë nga bambuja.

Të pranishmit, të kapur në fotografi, mund të shihen në kamera në dorë duke filmuar momentin e dënimit.

RonaTyra

Sipas ligjit të Sheriatit, njerëzit shpesh rrihen me shkop për një sërë veprash penale, përfshirë lojërat e fatit, marrëdhëniet homoseksuale, shitje, konsumimin e alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtë-martesore.

Kodi penal islam, i cili buron nga interpretimet e Kuranit, libri udhëzues i Islamit, përdoret gjerësisht në rajonin e Aceh si kod kryesor ligjor. Aceh konsiderohet vendi i vetëm në Indonezi që ka në fuqi legjislacionin konservativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu