Meghan thotë se Pallati Mbretëror favorizonte Kate-in: S’do t’i kishte toleruar tabloidët për të

0
Gjigandi

Javën e kaluar Meghan Markle dhe Princi Harry bënë të ditur se s’do të merreshin më me tabloidët britanikë. Çifti u dërgoi një letër tabloidëve si: The Sun, Daily Mail dhe Express duke iu thënë se skuadra e tyre e PR nuk do t’u përgjigjet më kërkesave të tyre, duke theksuar se s’do të kenë më asnjë angazhim me ta. Kjo për shkak të abuzimit të këtyre mediave me emrin e dukeshës.

Ndërsa Daily Mail zbulon së fundmi se Meghan ka folur me miqtë rreth marrëdhënies së saj me mediat dhe qëndrimit indiferent të familjes mbretërore në këtë çështje.

Sipas kësaj medie, Meghan u ka thënë miqve se nëse Kate Middleton do të ishte kritikuar nga shtypi vazhdimisht, siç u kritikua ajo, familja mbretërore do të kishte marrë masa për ndryshimin e politikave të mediave dhe do t’i kishte shmangur tabloidët.

“Sipas Meghan-it, nëse në vendin e saj do të ishte Kate, askush nuk do ta kishte toleruar këtë gjë dhe ky sistem i vjetëruar do të ishte rishikuar. Burimet përgjegjëse për sulmet vicioze do të kishin mbajtur përgjegjësi”, -mësohet të ketë thënë një mikeshë e Meghan-it.

RonaTyra

Sipas të njëjtit burim, Meghan tha se Kate është favorizuar nga familja mbretërore dhe nëse ajo do të kishte qenë pre e tabloidëve, pallati do të kishte marrë masa. Harry i është drejtuar shpesh të atit dhe mbretëreshës për shqetësimin që kishte në lidhje me tabloidët, por “fjalët e tij ranë në veshë të shurdhër”.

“Meghan tha se në Angli po bullizohej nga mediat pa pushim dhe Harry e dinte që duhet të bënte diçka për të mbrojtur familjen e tij,” –shtoi burimi.

Kjo ishte ndër arsyet kryesore pse Meghan dhe Harry morën vendimin për t’u larguar nga familja mbretërore dhe të jetonin jetën e tyre larg vëmendjes së mediave dhe larg protokolleve mbretërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu