Meghan Markle paditet nga motra e saj për ‘deklaratat e rrejshme’ rreth familjes, i kërkon 68 mij…

0
Meghan Markle paditet nga motra e saj për ‘deklaratat e rrejshme’ rreth familjes, i kërkon 68 mij…
Gjigandi

Meghan Markle është paditur nga motra e saj për 75,000 dollarë (68,000 euro) për narrativën ‘e rreme’ që ajo tregoi për një histori gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey.

Në një dokument gjyqësor, Samantha pretendon se Dukesha e Sussex-it nisi një ‘fushatë të paramenduar për të shkatërruar’ reputacionin e saj dhe të babait të saj, shkruan

DailyMail

.

Ajo pretendon se motra e saj u përpoq të prishte besueshmërinë e tyre në mënyrë që ‘ata të mos mund të ndërhynin ose të kundërshtonin narrativën e rreme dhe historinë e jetës përrallë të sajuar nga e pandehura’.

RonaTyra

Ajo gjithashtu pretendon se Meghan gënjeu kur pretendoi se “në thelb e rriti veten nga varfëria virtuale” dhe nga mosha 13 vjeçare duhej të merrte punë me paga të ulëta për të “ia dalë mbanë”.

Ndërkohë, Samantha, 57-vjeçe, i bëri një koment mikut dhe biografit të motrës së saj, Omid Scobie, teksa e quajti botimin “Finding Freedom” si “një libër gënjeshtrash”.

Avokati i Meghanit iu kundërpërgjigj padisë, duke pretenduar se ishte ‘e pabazë’ dhe ata do t’i kushtonin ‘vëmendjen minimale të nevojshme’. Scobie gjithashtu hodhi poshtë pretendimet.

Çështja e shpifjes, e paraqitur në Tampa, Florida, është beteja e fundit gjyqësore në të cilën gjendet Meghan dhe një tjetër grindje publike me familjen e saj.

Samantha pretendon se e pandehura kishte ‘fabrikuar’ detaje të prejardhjes së saj në Familjen Mbretërore, media dhe gjatë intervistave televizive.

Ajo citon paraqitjet e Meghanit në emisionin e Oprah Winfreyt dhe “Ellen Show” në ShBA si raste kur ajo “pohoi në mënyrë të rreme. ajo në thelb e rriti veten nga varfëria virtuale”.

Samantha thotë se pretendimi i motrës së saj se “ajo u detyrua që në moshën 13-vjeçare të punonte në një sërë punësh me pagë të ulët për të ‘siguruar bukën e gojës” ishte i pavërtetë”.

Ajo pretendon se Dukesha, 40 vjeçe, nuk ka punuar kurrë për të paguar arsimin e saj në kolegj në Northwestern dhe argumenton se historia e ngjitjes së saj nëpër bagazhin e një veture të vjetër ishte një gënjeshtër.

Dokumenti gjithashtu rendit si të pasakta pretendimet e Meghanit se ajo nuk kishte vëllezër e motra, kishte pak kontakte me familjen e saj dhe se familja e saj mund të përballonte vetëm sallatën prej 4,99 dollarësh në restorantin “Sizzlers”.

Ndërkohë Samantha goditi me komente negative gjithashtu librin e Scobie dhe Carolyn Durand-it, të titulluar “Finding Freedom”, të cilin ajo e quan ‘përralla e jetës së motrës së saj’.

Ajo pretendon se libri shkaktoi ‘paragjykime, lëndime dhe dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme’ në reputacionin e saj.

Ajo renditi një sërë tekstesh në librin biografrik që i kundërshton, duke përfshirë edhe atë që e la shkollën e mesme.

Pretendimi kundërshton këtë, duke thënë se “e vërteta është se Samantha u plagos rëndë nga një rënie nga një lëkundje me litar, duke rezultuar në paralizë në anën e saj të majtë dhe verbëri në njërin sy në atë kohë, dhe më pas ajo u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë”.

Samantha hodhi poshtë nocionin e Meghanit se ajo ishte takuar vetëm ‘një herë’ dhe se “nuk kishte pasur kurrë një marrëdhënie” me të ose me babanë e tyre.

Padia thotë: “Kjo është e rreme. Samantha kaloi kohë me të pandehurën rregullisht gjatë gjithë fëmijërisë së saj dhe madje jetoi në të njëjtën shtëpi apartamentesh me të pandehurën për një periudhë kohore”.

“Samantha e mori Meghanin nga shkolla; e merrte Meghanin për akullore dhe në qendër rregullisht dhe kaloi shumë pushime familjare me të pandehurën”, citohet në padi.

“Babai i Meghan ishte kujdestari kryesor i Meghanit dhe ajo [Meghan] dhe Samantha shiheshin rregullisht”.

Padia vijon: “Kjo është një përpjekje e Meghanit për të krijuar përshtypjen e rreme se Meghan ishte në thelb një fëmijë i vetëm pa asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të familjes, ose siç tha Meghan në intervistën me Oprah, se ajo nuk kishte ‘vëllezër e motra'”.

Meghan me sa duket donte të bindte publikun se anëtarët e familjes së saj nuk dinin asgjë për jetën e saj dhe, kështu, nuk ishin të kualifikuar për të kundërshtuar narrativën e rreme që Meghan kishte sajuar për jetën e saj.

Samantha kërkon 75,000 dollarë (68,000 euro) dëmshpërblim nga motra e saj dhe ka kërkuar një gjyq nga juria për çështjen, duke bërë një akuzë për shpifje dhe një tjetër për shpifje me nënkuptim.

Dokumenti thoshte: “Paditësja ka pësuar dëme reale në formën e punësimit të humbur, të ardhurave të humbura nga shitja e librit autobiografik të saj, shqetësimit emocional dhe mendor, duke përfshirë ankthin dhe frikën për shkak të e-maileve dhe mesazheve kërcënuese dhe të dhunshme që ajo merr rregullisht, dhe dëmtimit të reputacionin dhe besueshmërinë e saj”.

Avokati i Dukeshës hodhi poshtë pretendimet, duke i thënë tabloidit TMZ: “Kjo padi e pabazë dhe absurde është vetëm një vazhdim i një modeli sjelljeje shqetësuese”.

Avokati shtoi: “Ne do t’i kushtojmë vëmendjen minimale të nevojshme, e cila është gjithçka që meriton”.

Miku i Meghanit, Scobie, i cili përmendej shpesh në padi, përsëriti fjalët e avokatit, duke shtuar: “Një goditje nga avokati i Meghanit, Michael Kump”.

Motrat mendohet se janë parë për herë të fundit me njëra-tjetrën në vitin 2008.

Marrëdhënia ekeqe e Samanthas me Meghanin u bë publike pasi fejesa e motrës së saj me Princin Harry u njoftua në vitin 2017.

Samantha dha intervista të shumta duke sulmuar dukeshën, por që atëherë është tërhequr dhe e ka komplimentuar atë.

Samantha publikoi një libër për motrën e saj vitin e kaluar të titulluar “The Diary of Princess Pushy’s Sister: A Memoir, Part One”.

Ai paraqet detaje të edukimit të motrave Markle, duke përfshirë rivalitetin kur babai i tyre ishte ende i martuar me nënën e aktores, Doria Ragland.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu