Megatek dhe 2 të plagosurit/ Spitali dhe policia marrin në ‘mbrojtje’ Dionis Teqen, njëra merret me kartelat ndërsa policia fsheh kamerat e sigurisë

0
Gjigandi

Gjendja e të miturve që u plagosën rëndë në ambientet e ‘Megatek’ vazhdon të jetë e rënduar, Emanuel Alla dergjet në shtratin e spitalit të Traumës me përmirësime të pakta gati të papërfillshme.

Ndërsa i mituri tjetër Klajdi Dusha më 2 shtator 2022 ka dalë nga ambientet spitalore. Sipas informacioneve dhe burimeve, mjekët janë përpjekur ta përshkruajnë gjendjen shëndetësore më stabël nga sa ishte realisht duke ia lehtësuar ligjërisht situatën pronarit të ‘Megatek’, Dionis Teqes.

Ka pasur disa tentativa që fëmijët të hiqeshin nga reanimacioni për të kaluar në pavijon por janë hasur me rezistencën e familjarëve dhe kanë qëndruar nën kujdesin intensiv. Ndërsa burime nga policia kanë deklaruar se pasi kanë shkuar për të bërë hetimet përkatëse në vendngjarje dhe sekuestruar pamjet filmike ato ishin fshirë. Aktualisht hetuesit nuk kanë asnjë pamje vizuale se si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa në deklaratën e tyre punonjësit teknikë janë  shprehur se fëmijët janë ngjitur me dëshirën e tyre dhe askush nuk kishte dhënë urdhër. Por në bisedat me familjarët të miturit shprehen se  përgjegjëse kishin një femër e cila nuk i ishte prezantuar me emër por kishte urdhëruar për të bërë atë punë që për pak u kushtoi dhe jetën.

Për këtë ngjarje është arrestuar personi ndoshta më i parëndësishëm mbikëqyrësi i punimeve.

Formë e njohur për të shpëtuar personin direkt që ka kryer krimin, vetë pronarin e ‘MEGATEK’, Dionis Teqja.  Askush nuk do t’i punësonte pa urdhrin e skllavopronarit Dionis Teqja por shteti heshti.

RonaTyra

Spitali, policia, hetuesit janë bërë bashkë për të mbrojtur oligarkun Dionis Teqa…

Si ndodhi ngjarja

Më datë 7. 7. 2022, dy të mitur ranë bashkë me koshin e vinçit duke punuar në MEGATEK.

Mjeti i punës që drejtohej gjithashtu nga një minoren për shkak të peshës që po ngrinte, duke përfshirë dhe dy minorenët në lartësinë 9 metra, është këputur.

Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha bien në tokë dhe pësojnë dëmtime të rënda. Stafi i MEGATEK-ut, prezent në vendngjarje, nuk ka arritur t’i shkojë në kohë të miturit, duke mbetur për një kohë relativisht të gjatë pa asnjë lloj ndihme. Ndërkohë, personi që drejtonte vinçin, bashkëmoshatar dhe bashkëvuajtës më viktimat nga skena që pa, i ra të fikët  ka kaluar në ‘shook’ emocional. Emanuel Alla, Klajdi Dusha dhe minoreni tjetër që drejtonte vinçin nuk janë të vetmit nën moshë që punojnë te MEGATEK. I gjithë sektori ku ka ndodhur aksidenti është i mbushur me fëmijë nën moshë, si dhe me shtetas afganë.

Inspektorati i Punës, sot e kësaj dite nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen (ashtu siç nuk e ka idenë që në MEGATEK ka persona që punojnë në të zezë).

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu