Mediat angleze përgënjeshtrojnë Juventusin: Bonucci iu ofrua Man Cityt

The Manchester Evening News pretendon se ishte Juventusi që ka ofruar Leonardo Bonuccin te Manchester Cityn dhe jo ashtu si u mendua në fillim.

Pep Guardiola shpesh ka lavdëruar mbrojtësin reprezentues italian, duke e quajtur atë një prej lojtarëve më të preferuar të tij ndonjëherë.

Shfaqjet e tij të mira në Euro 2016 vetëm se e kanë ngritur më tej profilin e 29-vjeçarit italian.

Ndërsa raportet italiane thoshin se Juve i ka rezistuar ofertave deri në 60 milionë euro për Bonuccin, The Manchester Evening News pasqyrojnë një tablo shumë të ndryshme.

Sipas burimit në Angli, ishte një palë e tretë që inkurajoi Manchester Cityn për të bërë një ofertë.

“Është e kuptueshme se Cityt iu afrua më shumë se një marrëveshje për Bonuccin, dhe jo anasjelltas”, thuhet nga burimi i medieve angleze.

“Kontakti është bërë nga një palë e tretë me qëllim të sigurimit të një goditje nga Etihad gjatë kësaj vere”, përfundon burimi i medieve angleze.

 

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *