Media greke publikon pamjet e kapjes së skafit me 2 mln € drogë, që vinte nga Shqipëria

0
15
Gjigandi

Media greke ka zbardhur detaje në lidhje me operacionin e kryer në zonën e Mesinias në Peloponez, ku u kapën 1.1 ton drogë me vlerë 2 mln euro të cilat kishin ardhur nga Shqipëria.

Protothema ka publikuar pamjet e operacionit këtë të mërkurë. Autoritetet greke kishin marrë informacion për skafin që prej 1 jave dhe e kanë pritur ardhjen e tij në destinacion.

Fill pasi skafi i mbushuar me drogëra të llojëve të ndryshme është shfaqur në ujëra e Mesinias, policia është vënë në ndjekje.

Në pranga është vënë një shtetas shqiptar. Ende nuk është mësuar identiteti i skafistit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu