Me “Hepatit B” nuk e pranojnë në Akademinë e Sigurisë, rasti që zbërtheu gabimet e Policisë

0
Gjigandi

E drejta e shtetasve për arsim është një nga të drejtat themelore e garantuar nga neni 57 të Kushtetutës. Gjatë vitit 2019 janë administruar disa ankesa të shtetasve, të cilët pretendonin se ishin skualifikuar padrejtësisht nga Akademia e Sigurisë ndonëse kishin rezultuar fitues në konkurimin e zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Një nga rastet e trajtuara që lidhet me këtë të drejtë është ai i shtetasit L.J. që kishte konkuruar për në Shkollën Bazë të Policisë. Pas bërjes së testit shëndetësor e kishin skualifikuar, duke i thënë se kishte rezultuar me “Hepatit B”. Ankuesi që iu drejtua Avokatit të Popullit dhe rasti i tij përfundoi deri në diskutime parlamentare pretendonte se, skualifikimi i tij i bërë për këtë arsye ishte i padrejtë dhe përbënte diskriminim.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj ankese u arritur në përfundimin se se skualifikimi ishte bërë nga Komisioni për Kontrollin Shëndetësor për mos plotësim të kritereve shëndetësore, parashikuar në Procedurën Standarde për Pranimin në Akademinë e Sigurisë.

Por në këtë akt nuk parashikohej një organ epror për të shqyrtuar ankesat ndaj vendimit të Kontrollit të Kontrollit Shëndetësor, duke mos u dhënë në këtë mënyrë aplikantëve mundësinë e ushtrimit të të drejtës së ankimit.

Por kjo shërbeu për një ndërhyrje në procedurën ligjore të aplikantëve për policë të patrullës së përgjithshme, aplikime që u hapën edhe pak ditë më parë.

RonaTyra

Punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë qenë vetëm subjekte ndaj të cilëve janë bërë ankesa por edhe subjekte që gëzojnë të drejtën ligjore t’i drejtohen institucioneve të të Drejtave të Njeriut kur iu shkelen të drejtat dhe interesat ligjore nga organet e administratës publike duke përfshirë edhe vetë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

Një nga rastet e shqyrtuara është ai i bërjes publike në media të letrës me disa kërkesa nga Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit drejtuar Kryeministrit. Në këtë letër ngriheshin disa probleme që shqetësonin këtë organizatë dhe që lidhen me mosrespektimin e të drejtave të anëtarëve të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu