Me armë afër PS/ Vladimir Gjuta kanos policët, i çon letër kërcënuese drejtorit të burgut

0
Gjigandi

Në burg që prej 10 shkurtit me akuzën se tentoi të hynte në selinë e PS, Vladimir Gjuta u njoh sot me masën e re nga gjykata për dy akuza të tjera, ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe kanosje.

Kujtojmë se apo Vladimir Gjuta u kyç në qeli vendosi t’i dërgonte një letër kërcënuese drejtorit të burgut 313, ku i kujtonte se ishte “më i forti”.

Për këtë shkak, u dërgua në izolim dhe me urdhër të drejtuesit të burgut duhet të dilte përpara komisionit të disiplinës, që do të shqyrtonte shkeljet e kryera prej tij.

Në dosje thuhet pasi komisioni i sqaroi arsyet përse ndaj tij po zhvillohet një proces disiplonor, e pyeti në lidhje me letrën kërcënuese drejtuar titullarit të institicionit. Në këtë moment Gjuta ka reaguar në mënyrë të befasishme duke goditur me shkelm tavolinën ku ishin ulur anëtarët e komisionit dhe ka vazhduar me ferje, sharje e kërcënime për jetën e tyre.

RonaTyra

I paraburgosuri është dërguar në izolim, por edhe aty nuk i ndali aktet e dhunës. Autoritetet e burgut i kanë vënë në dispizicioon prokurorisë disa raporte shërbimi, ku pasqyrohen shkeljet e kryera nga ai në ambientet e burgut.

Me 21 janar 2020, ai akuzohet se goditi punonjësin e shërbimit, pasi vonoi pak minuta t’i hapte derën e qelisë, në pritje të grupit të sigurisë….

“I paraburgosuri Vladimir Gjuta me kërkoi të vënte telefonatat. I thashë “prit të vijë grupi I sigurisë dhe pastaj do të nxjerr të flasësh në telefon”. Grupi i sigurisë nuk vonoi dhe unë i hapa derën të paraburgosurit. Ai me goditi direkt në mjekër. Ndërhynë forcat që e futën në izolim”.

Më tej në dosje thuhet se me 31 janar 2020, i paraburgosuri ka tentuar të godasë me grusht shefin e regjimit, por duke qene se ai është shmangur, Gjuta e ka kafshuar në dorë. oficeri i policisë shpjegon se Gjuta i kishte kërkuar takim pasi donte te dinte se kush i kishte dërguar ushqime si dhe një kartë telefoni. Me të hyrë në regjim shpjegon ai – i paraburgosuri reagoi ashpër dhe tentoi të më godiste. Ai sqaron se i paraburgosuri ndodhet në sektorin e observimit, pasi është problematik si me bashkëvuajtësit ashtu edhe me punonjësit e policisë.

Pas muajsh hetime, prokuroria e Tiranës vendosi ti komunikojë Vladimir Gjutës dy akuza të reja, kanosje dhe goditjes për shkak të detyrës. Me kërkesën e institucionit të akuzës, gjykata e Tiranës caktoi një masë të re sigurisë “arrest me burg” për të paraburgosurin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu