Sot më 5 qershor 2022 në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit MMPHI në bashkëpunim me FSK, Komunën e Prishtines realizuan aktivitetin e paraparë nga Këshilli Organizativ i MMPHI-së për pastrim në hyrje -dalje të autostradës Trudë pjesa veriore e Prishtinës. Duke konsideruar vëllimin e kësaj deponie të egër sot filloi largimi i mbeturinave ku u larguan 10 kamion me mbeturina (100m3 mbeturina me mbetje inerte) ku do të vazhdohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës largimi i tërsishëm i kësaj deponie dhe rivitalizimi i saj, kthim në hapsirë të gjelbruar por edhe me vendosjen e kamerave për moniturim në mënyrë që kjo mos të kthehet në gjendje të mëparshme.
Gjithashtu sipas agjendes për shënimin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”, MMPHI në bashkë organizim me OJQ INDEP, KSDW, Pamkos dhe shoqërinë civile u mabjten aktivitete në platon e Sheshit “Zahir Pajaziti” , në Prishtinë si :
Zëvendësimi i qeseve të plastikës me çanta të biodegradueshme dhe Debati i të rinjve në natyrë: “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura”.
Janë mbajtur aktivitete pastrimi nga 7 Kompanitë Regjionale të Mbeturinave -KRM-të dhe Ndërmarrjet Publike Lokale -NLP- muaji i mjedisit në koordinim me PAMKOS aktivitete këto të cilat do të vazhdojnë përgjatë muajit qershor.