Më 9 prill mbahet Kampionati Individual i Kosovës për Junior 2017

Më 9 prill, duke filluar nga ora 10.00, në Prishtinë do të mbahet Kampionati Individual i Kosovës për Junior, ku garat do të zhvillohen në pesë kategori, junior individuale (M dhe F), çifte meshkuj, çifte femra dhe çifte të përziera.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë, sipas nenit 12 të rregullores së sistemit të garave të FPPK, kanë të gjithë lojtarët më të vjetër se 11 vjeç, pra të lindur deri më 31 dhjetor 2005.

Federata e pingpongut të Kosovës njofton se paraqitja e lojtarëve dhe participimi 1 euro për lojtar dhe 2 euro për një çift duhet të bëhet deri të mërkurën më 5 prill në ora 16:00, ndërsa shorti do të hidhet të enjten më 6 prill, ora 16.00, në Kolegjin Universi dhe ku mund të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar.

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e FPPK në Bankën për Biznes – 1300271200018066, nuk pranohet pagesa ne kesh, ndërsa paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsiderate edhe nëse e keni kryer pagesën, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtari qëndron në Superiore

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *