McTominay rinovon kontratën me Man Unitedin

0
Gjigandi

Mesfushori i Manchester Unitedit, Scott McTominay, ka nënshkruar kontratë të re me Djajtë e Kuq, duke lidhur kështu marrëveshje për të qëndruar në Old Trafford deri në qershor të vitit 2025, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për një vit shtesë.

23-vjeçari Scott McTominay ishte pjesë edhe e akademisë së klubit anglez dhe ka qenë pjesë e Manchester Unitedit që nga vitit 2012, fillimisht duke i përfaqësuar grupmoshat dhe rezervat, transmeton Gazeta Express.

Skocezi debutoi për ekipin e parë të Manchester Unitedit në vitin 2017, në ndeshjen kundër Arsenalit. Që nga atëherë, ai i ka bërë 75 paraqitje për ekipin e parë dhe ka kontribuar me gjashtë gola.

“Përderisa e kuptoj se kemi edhe shumë gjëra të tjera për të cilat duhet të mendojmë për momentin, unë jam shumë i lumtur që po e nënshkruaj këtë kontratë dhe dua të luaj rol në të ardhmen e skuadrës”, ka thënë McTominay.

RonaTyra

“Unë s’njoh realitet tjetër përveç Manchester Unitedit dhe shpresoj se pasioni im për këtë klub shfaqet sa herë që dal në fushë. Unë vazhdoj të jap gjithçka nga vetja për këtë klub, kurdo që e vesh fanellën”.

“Unë dua ta falënderoj trajnerin për besimin që ma ka dhënë, si dhe të gjithë në klub që më kanë ndihmuar të arrij deri në këtë pikë. Mezi po pres ta përfundojmë me ndonjë të mirë këtë sezon dhe shpresoj t’i arrijmë qëllimet tona”.

I lumtur me këtë rinovim kontrate u shpreh edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili e vlerësoi skocezin si pjesë kyçe të mesfushës së klubit dhe si shembull për suksesin e akademisë.

“Scott ka bërë punë të mrekullueshme që kur kam ardhur unë këtu dhe ka qenë pjesë kyçe e mesfushës sonë. Ai sjell përkushtim, punë të palodhshme dhe aftësi në lojën tonë dhe ne e dimë se cilësitë e tij do të jenë një aset i madh për skuadrën gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë Solskjaer.

“Siç themi gjithmonë, akademia është themeli i klubit dhe, duke dalë nga sistemi i akademisë, të gjithë e dinë se Scott e ka dëshmuar saktësisht se çfarë mentaliteti nevojitet për të pasur sukses në Manchester United. Mezi po pres ta shoh përmirësimin e tij të vazhdueshëm gjatë viteve të ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu