LEZHË- Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit.
Pushuesja nga Podujeva e vendit fqinj është identifikuar me iniciale Sh.L. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë, ku vëllai i tij e pa gjithë skenën nga bregu dhe shoku nuk mundi që ta shpëtonte
Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë, një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit, një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.