Mbolli drogë në Skavicë, pranga 58-vjeçarit! Në kërkim për kanabis një tjetër person në Krujë

0
Gjigandi

Një 58-vjeçar banues në Nikël të Fushë Krujës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për B. Ç, i cili është konstatuar se ka mbjellë bimë narkotike në fshatin Skavicë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim një person me inicialet M.K, të cilit në afërsi të banesës iu gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Policia e Krujës në fund thotë se do të vijojë pa ndërprerë kontrolli i territorit në çdo cep dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu