Mblidhnin informacion për Vis Martinaj, merren 3 të pandehur. Dy pranojnë akuzën refuzon efektivi…

0
Mblidhnin informacion për Vis Martinaj, merren 3 të pandehur. Dy pranojnë akuzën refuzon efektivi…
Gjigandi

Është mbyllur hetimi për tre nga njerëzit, që akuzohen se mblidhnin informacion për lëvizjet e Ervis Martinaj.

Prokurori i çështjes, Dritan Nushi, vendosi të marrë të pandehur Nensi Shaqirin, ish-të fejuarin e saj, Dejvison Serjani, dhe ish-specialistin e IT-së në Policinë e Durrësit, Ardjan Ahmeti. Akuza ndaj tre të pandehurve është fakti i “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”, e Ervis Martinit.

Nëse do të shpallen fajtor, tre të pandehurit, rrezikojnë një dënim deri në 5 vjet heqje lirie. “Ora News” mëson se Nensi Shaqiri dhe ish-i fejuari i saj, Dejvison Serjani, kanë pranuar akuzën duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërsa, ish-punojësi i policisë së Durrësit, Ardjan Ahmeti, s’ka pranuar veprën penale, por ka kërkuar gjykim të zakonshëm. Sipas dosjes hetimore, të dorëzuar nga prokuroria në gjykatën e Tiranës, Nensi Shaqiri, ka deklaruar se siguronte informacion për lëvizjet e Ervis Martinaj.

Këto informacione ajo arrinte ti merrte nga agjencia e udhëtimit ku ajo punonte, pasi Martinaj, ka prerë biletë udhëtimi me avion. Këtë informacion për udhëtimin e Martinajt drejt Kosovës dhe më pas drejt Turqisë, Nensi Shaqiri, ja ka dhënë ish-të fejuarit të saj, Dejvison Serjanit, i cili mandej ja përcillte dy vëllezërve, Duka, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme.

RonaTyra

Sipas prokurorisë së Tiranës, dyshohet se për informacionet që siguronin, tre të pandehurit, Shaqiri, Serjani dhe Ardjan Ahmeti, është paguar një shumë financiare prej rreth 30 mijë euro.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Deivisjon Serjani, i fejuar i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë është marrë i pandehur.

Ardian Ahmeti, rezulton të jetë kushëri i Daut Elmazit, nipit të Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të Vlorës, që tashmë ndodhet në burgun e Vlorës për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës në 10 Maj 2019. Kjo çështje vijon të jetë ende e hapur në gjykatën e Vlorës, ndërsa tashmë një dosje e dytë është hapur në gjykatën e Tiranës, për tre anetarët e vëçuar të këtij grupimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu