Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Presidenca zbardh detajet: Ja çështjet që duhen trajtuar me prioritet

0
Gjigandi

Presidenca ka bërë të ditura konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar që u zhvillua sot pasdite.

Me anë të një njoftimi për mediat, Presidenca bën të ditur se Bajram Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumentave strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

“Këto dokumenta nuk duhet të jenë thjesht dokumenta formalë, duhet të jenë të mirëbuxhetuara dhe sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumentave të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqënien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë”, tha Begaj.

Në Këshillin e Sigurisë, morën pjesë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, ministrat si dhe Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ndërsa nga ana e opozitës ishte vetëm deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu