Mbledhin kanaçe dhe hekura për t’u ushqyer, ky është apeli i gjyshes për mbesën 10-vjeçare

49

Një histori e dhimbshme vjen nga qyteti i Durrësit, ku një gjyshe ka treguar sakrificat e saj për të rritur e vetme me bashkëshortin e saj mbesën e tyre 10-vjeçare.

Suzana Peposhi jeton në qytetin e Durrësit së bashku me burrin e saj dhe mbesën e tyre 10-vjeçare.
Vajza e tyre, Laureta solli në jetë vogëlushen e cila sot është 10 vjeçe. Para shumë vitesh vajza e tyre jetonte në Greqi. Aty u njoh edhe me babain e vogëlushes, një shtetas sirian i cili i braktisi të dyja kur mori vesh se Laureta ishte shtatzënë.

E gjendur në të tilla kushte Laureta mori vajzën e vogël dhe u kthye në shtëpinë e prindërve.

Gjyshja në studion e emisionit “Me zemër të hapur” , tregon edhe si u largua vajza në drejtim të Greqisë, kur ende nuk ishte shtatzënë me shtetasin sirian, të cilin e njohur në Greqi.

Suzana shprehet:

Që të mos vuante i thamë rri te motra. Më pas iku diku tjetër. Ata janë njohur te puna ku ka punuar familja greke. Ka jetuar një vit. Unë se kam pyetur me thënë të drejtën vetëm kur është shtruar në spital, në muajin e tretë. Ishte pa dokumenta dhe nuk e dinim nëse mund ta mbante apo do ta hiqte fëmijën. Në krye të vitit ai u largua si shkak i konflikteve. Ai nuk e ka njohur atësitë se nuk e do. Ai është martuar me tjetër njeri, si duket nuk bënin fëmijë dhe donte që t’i mbushte mendjen se unë kam bërë fëmijë por vajza nuk i flet.”

Edhe pse jetojnë në varferi të plotë dashuria për mbesën e vogël është e madhe. Suzana dhe bashkëshorti i saj jane dy gjyshër që bëjnë gjithcka për vogëlushen. Ata jetojnë duke mbledhur kanaçe të vjetra dhe hekura, të cilat më pas i shesin dhe sigurojnë ushqimin.

Megjithatë kanë një problem serioz lidhur me dokumentacionet e mbesës. Ajo nuk regjistrohet dot për shkak të një gabimi në mbiemrin e nënës. Edhe pse janë përpjekur shumë nuk kanë arritur dot t’i japin një zgjidhje. 10-vjecarja është e sëmure dhe ka nevojë për ilaçe, por ata nuk mundën dot të nxjerrin për të as librezën e shëndetit.

Suzana kërkon ndihmë që mbesa të regjistrohet e më pas të shkollohet e të marrë të gjitha shërbimet për të cilat ajo ka nevojë.

You might also like
Comments