Mbi 9.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

0
Gjigandi

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 9,5 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 9.543.498 persona.
Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.979.617), Brazili (1.570.237), India (817.593), Rusia (580.330), Kili (311.431), Peruja (255.945), Irani (247.230), Afrika e Jugut (236.260), Meksika (236.209) dhe Pakistani (219.783).
Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 636.633 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 15.656.766.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu