Mbappe i lëshon sinjale Realit

0
Gjigandi

Kylian  Mbappe vazhdon t’i japë sinjale dashurie Realit të Madridit, edhe pse këtë herë është më i përmbajtur. Në një intervistë për mediat angleze ai thotë se Zinedin Zidan ka qenë modeli që ka ndjekur në karrierë dhe më pas Kristiano Ronaldo.

Ai i thuri elozhe Liverpulit, por tha se për momentin është i fokusuar tek objektivat me PSG-në.

MODELET – “Në fillim ishte Zidan, për gjithçka që ka arritur me kombëtaren e Francës. Pastaj ishte Kristiano Ronaldo. Ka fituar shumë në karrierën e tij dhe vazhdon të jetë fitues edhe pas kaq shumë sukseseve. Të dy kanë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit botëror dhe unë gjithashtu dua që të lë gjurmë në librat e historisë”.

AMBICIET – “Vitin e ardhshëm do të luajmë Europianin dhe dua që të dalim kampionë aty. Objektivi im më i madh është fitorja e Ligës së Kampioneve dhe të jem pjesë e PSG-së kur ta arrijmë këtë sukses të madh. Do të jetë diçka speciale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu