Mbappe, flet nëna: Ofertat e PSG dhe Real Madrid janë identike, ja kush vendos

0
Mbappe, flet nëna: Ofertat e PSG dhe Real Madrid janë identike, ja kush vendos
Gjigandi

Real Madridi apo Paris Saint Germain? “Telenovela” për të ardhmen e Kylian Mbappè pasurohet me një deklaratë të re. Pas fjalëve të trajnerit të PSG-së, Mauricio Pochettino, i cili hapi mundësinë e rinovimit, vijnë edhe ato të Fayza Lamarit, nënës së sulmuesit francez, e cila nuk përjashton asnjë mundësi.

“Kemi dy oferta, ajo e Real Madridit dhe rinovimi me Paris Saint Germain, që janë praktikisht identike. I vetmi ndryshim është se te Reali, djali im do të kishte kontrollin e të drejtave të tij të imazhit.

Tani na mbetet vetëm të presim vendimin e tij”. Sipas shtypit francez, sulmuesi 23-vjecar do ta zbulojë vendimin e tij përfundimtar pas ndeshjes së fundit të Ligue 1 kundër Metz.

Ndërkohë, Jean-Pierre Papin, legjendë e futbollit francez, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me atë që do të duhet të bëjë ylli i Paris Saint-Germain dhe i ka dhënë një këshillë atij, por jo vetëm:

“Një lojtar, nëse ka ëndrra, duhet t’i realizojë. Për këtë them që, nëse ëndrra e Mbappe është ajo që të luajë te Real Madridi, duhet të shkojë, përndryshe do të pendohet për gjithë jetën”.

RonaTyra

Më pas, ish-ylli i Marseille, Milanit dhe Bayernit ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me një bisedë që ka patur me zotin Wilfried, babai i Mbappe: “Kemi folur shkurt. Dhe unë i kam thënë: Duhet të shkojë te Reali nëse është ëndrra e tij, përndryshe do të pendohet gjithë jetën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu