Mbante fishekë, tritol, granata dhe drogë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Kurbin

0
Gjigandi

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 46-vjeçar në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se në banesën e shtetasit me iniciale P.G, janë sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Pasi kanë vënë në pranga 46-vjeçarin, policia dërgoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

RonaTyra

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shemria”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Vihet në pranga një 46-vjeçar.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, municion luftarak, kallëp me tritol dhe granatë difensive.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit dhe me Prokurorinë e Kurbinit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe në bazë të një hetimi disaditor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shemria”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu