May: Asnjë vend për Skocinë në negociatat për Brexit

0
10

Kryeministrja britanike, Theresa May refuzoi sot që independentistët në pushtet në Skoci të ulen në tryezën e negociatave për Brexit, duke prezantuar në Edimburg programin e partisë së saj për zgjedhjet legjislative të 8 qershorit.

“Gjatë këtyre bisedimeve, do të negocioja si kryeministre e Britanisë së Madhe. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë dhe punojmë me qeverinë skoceze dhe administratat e tjera rajonale, por përsa i përket atyre që do të jenë në tryezën e negociatave, zgjedhja e 8 qershorit është shumë e qartë, do të jem unë ose Jeremy Corbyn, kreu u opozitës laburiste”, deklaroi Theresa May .

Ajo hodhi poshtë një kërkesë të kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon, e cila kërkon mbajtjen e Skocisë në BE ose të paktën në tregun unik evropian, një nga shkaqet që rajoni votoi masivisht kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.

Sturgeon u kërkoi gjithashtu më 14 maj skocezëve të votonin më 8 qershor për partinë e saj SNP (Partia Kombëtare Skoceze) për t’i dhënë mjetet e nevojshme për riforcimin e kartave të Skocisë në këto negociata, për të siguruar një vend në tryezën e negociatave dhe për t’u shprehur në mbështetje të pranisë së Skocisë në tregun unik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here