Maturantët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit (FOTO)

0
Gjigandi

Maturantët kanë dalë sërish sot të protestojnë për shkak të pakënaqësive të krijuara nga provimi i Gjuhë-Letërsisë, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë sipas udhëzimeve.

Maturantët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë duke kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Ata janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Dje maturantët dorëzuan në MAS draftin me të gjitha problematikat që ata mendojnë se kishte testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke sjellë edhe pyetje konkrete, të cilat janë pakuptimta dhe thuajse të pamundura për t’iu përshtatur një alternativë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu