Maturantët në stresin e provimeve/ Ky brez është më i ngarkuar nga tërmeti dhe pandemia

0
Gjigandi

Maturantët po japin provime. Këto kohë kemi parë edhe prej tyre që dalin nga shkolla të ngarkuar emocionalisht, madje edhe qajnë.

Por si mund ta qetësojnë veten, do të na japë disa këshilla, psikologia klinike Valmira Skëndi.
“Ka një mbivendosje emocionesh nga tërmeti, pandemia, izolimi, mësimi online. Po shfaqet ankth me vështirësi në frymëmarrje, shtim të rrahjeve të zemrës dhe djersitje.”, tha ajo.
Ata më të ndjeshmit përjetojnë panik ose atake paniku. Kanë mendime negative të zymta, si për shembull nuk do ja dal, do zhgënjej prindërit, ky është fundi.
Disa këshilla për ta tejkaluar këtë ngarkesë janë:
Ushtrime frymëmarrje. Bërja e mendimeve pozitive si kjo është vetëm një notë, ja dola situatës së pandemisë, do ja dal edhe kësaj. Ditë më të mira do vijnë. Prindërit duhet të jenë mbështetësit dhe terapistët kryesore, të ecin në një hap me adoleshentin, pasi shëndeti mendor i fëmijës është mbi gjithçka.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu