Maturantët: Do të shkojmë të studiojmë në Itali, sepse në Shqipëri nuk plotësojmë kriteret

0
Gjigandi

Paradoksal është fakti qënjë pjesë e madhe e maturantëve nuk mund tëstudiojnë nëuniversitetet shqiptare,ndërkohë që  kuotat, kryesisht të universiteteve  të rretheve, ngelen të paplotësuara. Kjo  ndodh nga kriteri i  përvitshëm i mesatares së vendosur nëkundërshtim me tëdrejtëne arsimimit. Kështu, një pjesë e maturantëvekërkojnë të arsimohen në vendet, ku kushtetuta zbatohet jo vetëm për qytetarët e vendit në fjalë, por dhe për  të huajt. Nëkushtetutat e vendeve perëndimore garantohet e drejta e arsimimit dhekonkurrimi nga një nivel më i ulët  në një nivel më të  lartë të studimiështë i hapur për të gjithë ato studentë që kanë mbyllur studimet në nivelin paraprak, kurse nëShqipërikriteri i notës mesatare i ndalon,arbitrarisht,maturantit  këtëmundësi konkurrimi.

Ndonëse ky kriterështëvendosurmeqëllim që të garantojë cilësi në arsimin e lartë, kryesisht në ato fakultete, ku përgatitën mësues dhe për të ndaluar inflacionin e diplomave nëdhjetëvjeçarët e fundit, efektet janëmjaft negative si për maturantët,  si për universitetet ashtu dhe për shoqërinë shqiptare.  Tëzhgënjyerit kryesor në momentin më të bukur të jetës së tyre janë maturantët, të cilët do ta kërkojnë të drejtën e studimit në një vend tjetër. A nuk është paradoksale të dëgjosh do të studioj në Itali ose në Gjermani sepse në Shqipëri nuk plotësoj kriterin e notës mesatare. Në historinë e arsimit kush është përpara? Natyrisht, udhë të mbarë  dhe suksese atyre qëkanë rezultate të larta dhe mundësitë ekonomike, por të tjerët do të kuptojnë shpejt sejanë material rinor  i  hedhur(për ta thënë sipas Hiedegger)nga vendi i tyre nëpër  rrugët eEvropës. Shumë shpejt këto të rinj, apo të reja do të përballen me njëkriter tjetër therës; atë ekonomik. Do ti shqetësojëmbijetesa më shumë se studimet, megjithëse thuajse të gjithë kanë të afërmit e tyre atje, por ata mund të mos jenë atje ku është universiteti dhe natyrshëm kanë për tëpërmbushurfillimisht nevojat e  fëmijëve të tyre.

Jemi një shoqëri që nuk u mundëson të rinjve të zbulojnë dhe tëzhvillojnë interesat dhe  pasionet e tyre për dije, e mbi të gjitha të ndërtojnë të ardhmen  në vendin e tyre. Këta të rinj, sapo marrin diplomën e maturës, bien nëkurthin e ngritur për të paguar për ‘mëkatin’ e notave jo të mira  që kanë marrë më parë. Pastaj, a është e sigurt se këto notanuk janëndonjëherë dhe fiktive?Çfarë do ti thuhet një të riu, apo te reje që  kapasion letërsinë, apo historinë dhe nuk kamarrë nota të mira në lendet tjera?Vendet janë bosh por nuk ke të drejtë të as tëkonkurrosh. Vitet ekaluarakëto programe ishin thuajse bosh. I bie që, meqenëse nuk vijnë për të studiuar ato që kanë mesatare të lartë, histori, apo ndonjë lëndë tjetër, mostëstudiohet fare. E si mundet të ndodhë  kjo? A nuk ështëhistoria studim i së shkuarës, për mos t’i përsëritur  gabimet, apo ne nuk kemi gabime në të shkuarën? Apo,ç’na duhet historia, se mos vallë(për ta thënë si Niçe) do tëbëjmë histori ne?Apo, akoma më keq, të rinjtële tënjohin  të shkuarën e dikujt tjetër dhe të kërkojnë ardhmen  diku tjetër. N.q.s. vazhdohet në mënyrë direkte, apo indirekte të dëbohet rinia,universitetet dhe shoqëria jonëdo të përfundojnë në agoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu