Masat shtrënguese shkaktojnë trazira në Itali, qytetari shqiptar: Huliganët po plaçkitin dyqanet

0
13
Gjigandi

Masat shtrënguese në Itali kanë ngjallur frikën për një mbyllje të dytë, për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirus. Ditën e sotme qytetarë të shumtë kanë dalë në të gjitha sheshet qendrore për të protestuar kundër këtyre masave. Megjithatë duket se kjo situatë e rrëmujshme është shfrytëzuar nga ekstremistë të grupimeve të ndryshme për të krijuar trazira.

Arsen Ahmetaj tregon në një lidhje për ABC, se disa prej tyre kanë kryer edhe vjedhje në disa prej markave të njohura, ndërkohë që realisht pronarët e bizneseve që preken nga këto masa, nuk kanë marrë pjesë në këto trazira.

“Ka protesta në të gjithë Italinë. Në Milano bënë shumë rrëmujë, në Firence shkatërruan qendrën. Po bëhen grabitje, po grabiten dyqanet e Gucit dhe markave të tjera. Pjesa më e madhe janë tifozë me precedentë penalë, ka pjesëmarrës të partive politike ekstremiste. Dua të specifikoj, të gjithë personave që kanë një restorant apo një lokal në mes të qendrës i erdhi një fletëthirrje për këto protesta, ku thuhej se do merrnin pjesë vetëm ata që kanë një biznes që janë të pakënaqur nga masat.

Por në fakt nuk ka asnjë pronar në këto protesta, por huliganë që kanë përdorur protestën. Një 45-50% e popullsisë janë kundra masave për shkak të nivelit ekonomik dhe vështirësive që po hasin bizneset. Normalisht nga mbyllja e parë te mbyllja e dytë kanë kuptuar që situata vetëm po përkeqësohet. Megjithatë në protestë nuk ka shumë pjesëmarrje të këtyre kategorive. Pati një përleshje pak më herët dhe me siguri duhet të ketë edhe persona të plagosur. Disa persona i morën edhe me forcë dhe i futën në furgonat e policisë.  Duhet të niste në orën 4 protesta dhe pastaj kohëzgjatja do varej edhe nga ndërhyrja e forcave të rendit. Nëse nuk janë të mirëorganizuar për të ndaluar protestën mund të zgjasë deri në orët e vona”, shprehet Ahmetaj.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu