Masa të rrepta sigurie nga frika e koronavirus

0
Gjigandi

UFC-ja mori një goditje të fortë pak ditë më parë, kur Gilberto Burns doli pozitiv me Covid-19 dhe u detyrua të mos duelonte ndaj Kamaru Usman, në duelin e vlefshëm për titullin kampion bote në peshën “welter”.

Vendin e tij e zuri Jorge Masvidal, por frika se mos koronavirus shfaqet sërish në “fight island” (ishullin e luftimeve) është e madhe.

Ky rast me koronavirus ka vënë në pikëpyetje të madhe eventin UFC-251 që do të zhvillohet në Abu Dhabi, pasi tregon se sportistët nuk kanë qenë të izoluar dhe mund të jenë bartës të virusit. Kjo ka bërë që masat e sigurisë në “fight island” të rriten ndjeshëm ditët e fundit dhe sportistët që vijnë aty jo vetëm testohen por edhe qëndrojnë të izoluar e larg nga njëri-tjetri.

Sipas UFC-së, masat e sigurisë janë në maksimum dhe në këtë ishull mund të vish vetëm përmes ajrit apo detit dhe të gjithë kontrollohen e testohen. Pothuajse të gjithë sportistët kryesorë kanë gjetur mjete transporti private për të mbërritur në kohë në ishull. Ndërkohë që, të gjithë stërviten të veçuar edhe pse ndodhen në një ishull me hapësirën 10km katrorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu