Martohen Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

0
Martohen Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi
Gjigandi

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, duket se i kanë dhënë fund zyrtarisht beqarisë.

Çifti, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, lajmin e kanë shpërndarë me fansat në rrjete sociale.

Ata publikojnë një fotosesion në llogaritë e tyre personale në Instagram, gjersa Eni shfaqet me fustan të bardhë e Genci me kostum të zi.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (Foto: Facebook)

RonaTyra

“Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.

Urimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente që e kanë uruar çiftin e sapomartuar, ndonëse kanë deklaruar se nuk do të bëjnë dasmë.

Për dyshen e famshme këto ditë është raportuar se janë në pritje të një fëmije, gjë të cilën nuk e kanë konfirmuar akoma.

Sidoqoftë, Eni dhe Genci jetojnë bashkë prej shumë vitesh mes Kosovës dhe Shqipërisë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu