Marrëveshja për Zgjedhoren/ Reagojnë ndërkombëtarët, Yuri Kim: Të gjitha palët u desh të lëshojnë diçka, SHBA krenare…

0
Gjigandi

TIRANË- Reforma Zgjedhore duket se është drejt finalizimit dhe sot pritet të nënshkruhet marrëveshja. Këshilli Politik sapo ka përfunduar mbledhjen e sotme që u mbajt në  Pallatin e Kongreseve në një takim që nga ora 19:30. 

Ndërkohë ambasadorja e SHBA Yuri Kim është shprehur se të gjithë palët politike kanë hequr dorë nga diçka dhe në këtë mënyrë u arrit marrëveshja.
Yuri Kim: Jemi shumë të kënaqur që u bë kjo marrëveshje, pas shumë orëve pune. Çdo person të gjitha palët që ishin aty kanë dhënë kontributet dhe kanë hequr dorë nga diçka. E bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria përfituese. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, por po ta shikojmë në një kuadër të gjerë, kjo është një gjë që të gjithë do të japin mbështetjen më pas. Jemi krenar për këtë, SHBA do të mbështes në rrugën drejt BE.
Soreca: Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje. Është rezultat i një procesi gjithpërfshirës. Ishte një marrëveshje të mërkurën, por e dini se ka qenë opozita e bashkuar për të shqyrtuar më tej administratën zgjedhore. Gjë e cila është në përputhje me OSBE dhe ne e përkrahim këtë që është arritur. Ne kemi një marrëveshje tani.  Në emër të BE dua të them se Shqipëria është më pranë BE. Kjo se një nga kushtet për celjen e negociatave do të përmbushet. Kjo vjen në një moment shumë të mirë pasi KE do të jetë baza e negociatave”
Norman: Kjo është një ditë shumë e mirë pas shumë negociatash. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur pasi pati dëshirë për kompromis.
Lajmi në përditësim…

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu