“Marrëveshja e fshehtë të vrarë Reformën në Drejtësi”, Lulzim Basha i përgjigjet ambasadores së SHBA

0
Gjigandi

Shqetësimi i ambasadores, Yuri Kim për një marrëveshje të mundëshme “për të vrarë” reformën në drejtësi ka sjellë reagimin e liderëve të partive më të mëdha politike në vend.

Pas kryeministrit Rama, ka ardhur edhe reagimi në kreut të PD, Lulzim Basha.

“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor lidhur me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është ilegjitim. Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëruar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar politikisht dhe të kapin sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha.

Më herët Ambasadorja Kim shkroi se shpreson që të mos ketë një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”- shkruan Kim.

RonaTyra

Rama u shpres se ishte dakord me statusin e saj dhe ka postuar gjithashtu një shprehje të Shekspirit, “ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu