Marrëveshja e 5 qershorit, Rama: E votoj me mendje, jo me zemër!

0
Gjigandi

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare.

Në fjalën e tij në këtë seancë parlamentar, Kryeministri Rama falenderon grupet e opozitës parlametare kryetarët e dhe grupeve dhe në veçanti Rudina Hajdarin.
“Dëshiroj ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetaret e grupeve dhe zonjën Hajdari posaçërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar shpalljes si tradhtare nga ana juaj e ka kontribuar bashkë me ju por në shkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush , që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë se sa thjesht aritmetike”.
Kryeministri shton më tej:
Se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe ku parlament nuk shfrytëzon rastin për të anashkaluar atë realitet por përkundrazi shpreh me votë vullnetin për t’ju dhënë të gjithëve një mundësi të barabartë në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar një administrimit zgjedhor ku PD dhe aleatët nuk janë të përjashtuar, janë të përfshirë në mënyrë të barabartë me shumicën qeverisëse.
Kryeministri shprehet se marrëveshjen e 5 qershorit e ka votuar me mëndje dhe jo me zemër, sepse është i vetdijshëm për vlerën që ka.
“Nuk është sekret që unë personalisht nuk e votoj me zemër por me mëndje marrëveshjen e 5 qershorit të përkthyer në ligj. E votoj me mëndje, jam I vetëdijshëm për vlerën që ajo ka në raport me atë palë të vetpërjashtuar nga parlamenti dhe jo me ata të cilët morën atë vendim katastrofik por me ata të cilët janë votuesit e tyre”.
Fjala e Ramës:
Dëshiroj të them disa fjalë për votimi e sotëm që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit mes PS si shumicë dhe PD e aleatëve të saj si pakicë jashtë këtij parlamenti. Dëshiroj ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetaret e grupeve dhe zonjën Hajdari posaçërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar shpalljes si tradhtare nga ana juaj e ka kontribuar bashkë me ju por në shkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush , që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë se sa thjesht aritmetike. Do të ishte mirë që edhe mos lini zotin Murrizi dhe të tjerë bashkë me të të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen mes nesh dhe ta votonin atë që ne sot do të votojmë këtu, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët. Se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe ku parlament nuk shfrytëzon rastin për të anashkaluar atë realitet por përkundrazi shpreh me votë vullnetin për t’ju dhënë të gjithëve një mundësi të barabartë në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar një administrimit zgjedhor ku PD dhe aleatët nuk janë të përjashtuar, janë të përfshirë në mënyrë të barabartë me shumicën qeverisëse. Nuk është sekret që unë personalisht nuk e votoj me zemër por me mëndje marrëveshjen e 5 qershorit të përkthyer në ligj. E votoj me mëndje, jam I vetëdijshëm për vlerën që ajo ka në raport me atë palë të vetpërjashtuar nga parlamenti dhe jo me ata të cilët morën atë vendim katastrofik por me ata të cilët janë votuesit e tyre.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu