Marquez synon podiumin në Katar

Rikthimi në podium sa më parë që të jetë e mundur. Marc Marquez i ka idetë e qarta, ai synon të rifitojë besimin e tifozëve dhe skuadrës Honda pas dështimit në garën e parë të sezonit në Losail të Katarit ku u rendit i katërti. Kampioni i botës planifikon një fundjavë ndryshe në Argjentinë në pistën e Temas de Rio Hondo ku gujatë tre viteve të fundit është nisur përherë nga vendi i parë. Marquez e njeh shumë mirë pistën argjentinase ku ka triumfuar në vitet 2014 dhe 2016.

“Në Katar e pata disi të vështirë por jemi përmirësuar gjatë fundjavës. Tani duhet të shikojmë përpara dhe të kërkojmë një rezultat pozitiv në Argjentinë. Pista është shumë e bukur dhe këtu përherë kam arritur të jap maksimumin. Një faktor i rëndësishëm që duhet mbajtur në konsideratë është rezistenca e gomave që vazhdojnë të na sjellin probleme sepse nuk rezistojnë gjatë. Duhet të punojmë kryesisht me këtë detaj por edhe me pjesë të tjera të motorit. Uroj që të luftojmë për podiumin përpara tifozëve tanë argjentinas që janë përherë të shumtë në numër dhe nuk mungojnë me mbështetjen që na japin”.

Një mesazh i qartë nga ana e kampionit të botës, i cili e pranon se Honda HRC vazhdon të jetë inferiore ndaj skuadrës Yamaha që në ndalesën e parë sezonale çoi në podium dy pilotë, spanjollin VInales dhe italianin Valentino Rossi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtare: Real Madrid përforcohet me një superlojtar

Vinicius Junior është futbollist i ri i kampioneve të Evropës dhe Botës, Real Madrid. Real …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *