Marchisio: Ky është sulmuesi që Juventus duhet ta transferojë

0
Gjigandi

Claudio Marchisio thotë se Andrea Belotti është sulmuesi që Juventusit i mungon.

Belotti do të vihet përballë Juventusit të shtunën pasdite, kur zhvillohet derbi i Torinos në ‘Allianz Stadium’.

“Ai është sulmuesi që Juventusit i mungon,  veçanërisht tani që Higuain ende nuk ka gjetur formën e tij”, ka deklaruar Marchisio, përcjell lajmi.net.

“Megjithatë, unë dyshoj se dikush si ai do të pranonte të bëhej ‘Bianconero’. Ai dhe Izzo mishërojnë shpirtin Toro”.

Andrea Belotti është pjesë e Torinos që nga viti 2015, dhe në 166 paraqitje ka shënuar 75 gola.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu