Marcelo dhe admirimi për CR7: Fatkeqësisht, të dyve na mungon kjo gjë…

0
Gjigandi

Emri i Marcelo shpesh është lidhur me Juventusin, veçanërisht në verën e vitit 2018, kur lamtumira e Cristiano Ronaldos dukej se ishte në gjendje t’i jepte një tronditje të fortë mjedisit të bardhë. Dje, braziliani ka hedhur dritë mbi thashethemet e qarkulluara gjatë disa muajve të fundit.

Gjatë një transmetimi “live” në Instagram me Fabio Cannavaro, ish-partnerin i tij te “Los Blancos”, tha: “I kam dëgjuar që dy vite më parë ata që thonin se kisha nënshkruar me Juventusin, se nuk jetoja dot pa Cristiano. Njerëzit kanë shpikur kaq shumë gjëra, por është bukur të dini se tifozët e Juventusit e duan vërtet këtë gjë”.

Marcelo rithekson dëshirën e tij për të mos ndryshuar fanellë në një afat të shkurtër, duke vendosur edhe disa dyshime mbi interesin e vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për të: “Unë nuk dua të largohem nga Real Madridi, mendoj se nuk do të më lëshojnë. Këtu jam shumë mirë, pastaj nuk e di nëse Juve më kërkon me të vërtetë”.

Braziliani ka admirimi për ish-partnerin, Ronaldo, çka ka mbetur e pandryshuar: “Zgjedhja më e mirë është e vështirë… Unë kam luajtur me Cristiano për dhjetë vite, është më i miri për motivimet që ju jep në fushë, për atë që bën, për mënyrën se si flet. Fatkeqësisht, të dyve na mungon Kupa e Botës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu