Mancini: Isha i vetmi që pranova …

0
Gjigandi

Europiani 2020 do të zhvillohet në 2021 dhe sipas presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, nuk do të ketë më asnjë shtyrje dhe anulim. Italia e Roberto Mancinit siguroi kualifikimin duke bërë një ecuri rekord në grup.

Dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, 37 gola të pësuar dhe vetëm 4 të pësuar: 30 pikë të plota! Shtyrja e eventit që duhet të niste në qershor pas dy miqësoresh prestigjoze me Anglinë dhe Gjermaninë, ka hidhëruar disi Mancinin, pasi sipas trajnerit italian “do të kishte qenë e vështirë për të gjithë të mundnin Italinë dhe skuadra ime do të ballafaqohej me këdo pa problem…

Tani duhet të presim dhe shpresojmë që të rinjtë të rriten edhe më shumë për vitin tjetër”.

Më pas, trajneri zbuloi se “në kohën kur më telefonuan për të marrë stolin e Italisë, askush nuk donte të shkonte pasi dukej sikur do të digjej emri ose karriera, për situatat që të gjithë dimë. Por, nëse nuk guxon nuk fiton! Doja të tregoja se e kishin gabim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu