Manchester United shumë afër sulmuesit francez

0
Gjigandi

Klubi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United është shumë pranë një goditjeje të madhe në sulm.

Sipas mediave angleze “Red Devils” janë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Olympique Lyon për sulmuesin e talentuar francez Moussa Dembele.

Prej kohësh drejtuesit e Manchester United ishin vënë në kërkim të një sulmuesi të afirmuar të ri në moshë dhe me shumë prespektivë për të ardhmen dhe mesa duket e kanë gjetur te Dembele lojtarin ideal.

Akordi mes palëve është arritur mbi bazën e 70 milionë eurove, para këto që do të shkojnë në arkat e Lyon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu