Cristiano Ronaldo nuk është më lojtar i Manchester United. Lajmin e ka dhënë vetë klubi i “Djajve të Kuq”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen” – Shkruan klubi.
Ky divorc erdhi pas prishjes së marrëdhënies mes palëve. Kujtojmë që së fundmi, portugezi në një intervistë të dhënë deklaronte se nuk trajtohej mirë nga United dhe nuk kishte aspak respekt për trajnerin Ten Hag. Klubi kishte paralajmëruar se pas vërtetimit të fakteve do të merrte një vendim, i cili ka ardhur ditën e sotme.