Manchester City shet talentin, Juventusi pa frena në merkato

0
Gjigandi

Manchester City Felix Correia do t’i bashkohet Juventusit. Portugezi do të kryejë vizitat mjekësore së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Arthur.

Gianluca Di Marzio shkruan se Correira do të largohet nga Manchester City vetëm 1 vit pasi nënshkroi me qytetarët dhe do t’i bashkohet ekipit italian. Ai pritet të luajë në ekipin U-23 sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari sapo mbërriti në Angli prej Sportingut u huazua menjëherë në Holandë te AZ Alkmar. Ai luan si sulmues krahu të djathtë, por mund të luajë dhe majtas. Correia është dhe lojtar kombëtareje sepse përfaqëson Portugalinë U-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu