Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Manastirliu flet për tre muajt në vijim: Do jetë e vështirë, presim...

Manastirliu flet për tre muajt në vijim: Do jetë e vështirë, presim rritje të të infektuarve

0
17

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me një rrjet inspektorësh që do kontrollojnë rrugët e mjediset e mbyllura, zbatimin e masave anti covid, tha se tre muajt në vijim do jenë shumë të vështirë.

Ajo kërkoi më shumë vigjilencë të inspektorëve në zonat e riskut, teksa mori shembull grumbullimet e të rinjve në zonën e ish Bllokut.

“Sot ne e dimë ju janë vendet e riskut, bota e ka nxjerrë me ligj, në Britani jo më shumë se 6 veta, në Belgjikë jo më shumë se 4 veta, ndërsa tek blloku turma pa fund grumbullime të rinjsh, por që duhen ndërgjegjësuar për të shmangur një rrezik më të madh se sa të jep kënaqësia e një kafe së bashku apo një dreke. Duhet të jemi aty ku është risku më i madh”.

“Nuk do e donim një mbyllje të dytë, por as mbingarkesën në sistemin shëndetësor”, theksoi ministrja.

Sipas Manastirliut, situata që po kalojmë në vend është delikate, “serioze dhe e vështirë”.

‘Krahasuar me disa javë më parë rritja vërehet që ka ardhur si pasojë e disa elementëve që ne i prisnim, e para rihapja e shkollave, hapja e bareve e restoranteve ne ambiente të mbyllura e periudha e vjeshtë dimrit.

Prisnin një rritje që edhe në kontekstin evropian ka sjellë rritje të të infektuarve dhe shtrimeve në spital e atyre që trajtohen në kushte shtëpie.

Shumë vende në rajon e botë e rajon kanë nisur vendosjen e masave agresive jo duke vajtur në mbyllje totale apo karantinë, por me orare të caktuara aktivitete të ndryshme, duke vendosur maskën si një detyrim kudo jashtë shtëpisë shoqëruar me gjoba shumë të larta në këto vende ku këto masa janë vendosur.

Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë se ka më pak efekte por që është një rrugë që e drejtuar nga një komitet ekspertësh do sjellë një ulje të numrit të infektimeve apo mbajtje të qëndrueshme të numrit të të infektuarve që do arrihet nëse ne do zbatojmë rregullat e thjeshta, që nga vendosja e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Kemi përgatitur kapacitetet për të përballuar vjeshtë dimrin, këto muaj s’kanë për të qenë e lehta se pritet rritje e numrit të të infektuarve, rasteve që do kërkojnë hospitalizim e gjithashtu do kemi nevojë ti përgjigjemi këtyre rasteve me më shumë testime, hetim e izolim me më shumë kapacitetet spitalore.

Është një nevojë që është emergjente e që ne s’duhet ta humbim në asnjë moment që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e cdo qytetari për të zbatuar rregullat e thjeshta, ajo që mund të bëni ju si inspektoriate s’mund ta bëjë asnjë strukturë edhe nëse do kishim vendosur që një polic të ruante një qytetar. Jo vetëm s’kemi mundësi ta bëjmë këtë, por ajo që bëhet përmes këshillimit e rekomandimit, qytetarët-inspektorët, jo thjesht për ata që shkojnë vënë një gjobë se nuk u respektua protokolli, por për ata që këshillojnë qytetarët e kanë vendosur maskën keq apo jo”, tha ministrja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu