Man City i Guardiolas vendosi një rekord të jashtëzakonshëm kundër Newcastle

0
Gjigandi

Manchester City ka mposhtur 5:0 Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të të Premierligës.

Skuadra e Guardiolas dominoi në tërësi takimin, me golat e shënuara nga Gabriel Jesus, Mahrez, Fernandez (autogol), Silva dhe Sterling.

City nga kjo ndeshje u largua me fitoren e 22 sezonale, teksa vendosi një rekord të jashtëzakonshëm.

Sipas Opta, Manchester City përballë Newcastle ka kompletuar 787 nga 840 pasimet e tyre, ose me një për qindje 93.7, që është rekord absolut në Premierligë, nga koha kur bëhet regjistrimi i pasimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu